“Më kërcënuan mua e familjen”, gazetari flet për mallkimet pas raportimit në Izrael
Gazetari Thimi Samarxhiu, i cili vetëm një javë më parë së bashku me operatorin Olti Allmeta raportoi nga Izraeli një pjesë të asaj që po ndodh mes Izraelit dhe Hamasit, tha për shikuesit e Euronews Albania, se gjatë raportimit në vendin e luftës veç mbështetjes nga kolegët, ankthit të familjes, morën edhe shumë mallkime, kërcënime dhe ofendime nga ata që gazetari i quajti “opinionistët e facebook-ut”.
Ata ai kërkonin “llogari” se përse nuk kishte shkuar të raportonte në Gazë, por shkoi në Izrael. Pyetjes së tyre, gazetari ju përgjigj duke thënë se askush nuk të lejon të shkosh atje.
Ndërsa dha edhe një mesazh edhe për të gjithë ata që nga divani i shtëpisë së tyre, nëpërmjet platformave online, mallkuan, kërcënuan dhe ofenduan gazetarin e familjen e tij.
“Një javë më parë unë bashkë me operatorin Olti Allmeta udhëtuam drejt Izraelit për të sjellë për shikuesit shqiptar një pjesë të asaj që është duke ndodhur mes Hamasit dhe Izraelit, Gjatë atyre ditëve kur jo në pak raste raketat fluturonin në kokat tona, morëm shumë mbështetje nga kolegët e të gjitha mediave në Shqipëri dhe në Kosovë.
Gjithashtu përjetuam ankthin e familjeve tona pasi ne shkuam në një luftë e cila për fat të keq, dëshmoi dhe po dëshmon se nuk i kursen as jetët e gazetarëve. Po ashtu morëm njëmijë mallkime, sharje, kërcënime nga opinionistët e Facebook të cilët nga rehatia e shtëpisë së tyre na sfidonin të shkonim në Gaza.
Ne donim të shkonim, por askush nuk të lejon të shkosh atje. Publikisht po ju them nëse ju e gjeni një rrugë për të shkuar në Gaza ne nisemi që sot. Nëse këto reagime unë mund t’i quaj normale, nuk mund të quaj të tillë ata burracakë që dërgojmë mesazhe me mllef, kërcënime në adresat e mia personale në rrjetet sociale.
Në raportimet tona nuk kemi mbajtur asnjë anë. Për gjatë gjithë qëndrimet tona në Izrael kemi pasqyruar atë që kemi parë. Askush nuk u lejon të mallkoni, kërcënoni mua dhe shtatë brezat e familjes sime. Izraeli dhe Palestina janë larg, ata kanë hallet e tyre, Shqipëria dhe Kosova ka halle të tjera. Siç thoshte Pashko Vaska “feja e shqiptarit është shqiptaria” të mos bëhemi pjesë e një luftë që nuk është e jona. Nëse energjitë që keni shpenzuar për të më mallkuar mua do i përdornit për diçka më të mirë, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë”,-tha Thimi Samarxhiu ne nisje të programit të ditës së sotme në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira