Më në fund vjen përgjigjja! A është kryetar i PD Alibeaj? Flet përfaqësuesi i KAS
Përfaqësuesi i KAS, avokati Ledio Braho tha për Euronews Albania se përse KAS vendosi të njihte si kryetar të përkohshëm të partisë demokratike Enkelejd Alibeaj.
Ai ka treguar gjithashtu mundësitë që kishte KAS për të regjistruar Partinë Demokratike si subjekt zgjedhor, ku më e arsyetuara sipas tij ishte zgjedhja e Enkelejd Alibeaj,
“Kishim dy kërkesa për regjistrimin e Partisë Demokratike një kërkesë nga pjesa zyrtare dhe një kërkesë tjetër ishte e firmosur nga Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shqyrtoi të dyja kërkesat dhe vendosi të mos regjistronte asnjë nga subjektet.
Sa i përket grupimit e përfaqësuar nga Sali Berisha, argumenti ishte se ky subjekt nuk legjitimohej sepse i mungonte vërtetim. Nga ana tjetër në subjektin e përfaqësuar nga sekretari i çështjeve ligjore, kërkesa nga KQZ u refuzua, pasi kishin një autorizim që nuk ishte i formuluar saktë dhe e dyta akti solemn nuk ishte nënshkruar nga kryetari i Partisë Demokratike, që sipas zotit Celibashi dhe vërtetimit të nxjerrë nga gjykata ishte zoti Lulzim Basha.
Të dyja palët e ankimuan vendimin në KAS. U vendos të regjistrohej partia demokratike me nënkryetar zotin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar dhe të rrëzohej kërkesa e zotit Berisha. Argumenti që duhet të japim janë mundësitë e KAS-it, ishin katër.
E para të regjistronte Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Basha, mund ta regjistronte me kryetar Sali Berishën, me Enkelejd Alibeaj apo të regjistronte të dy grupimet. Enkelejd Alibeaj është përfaqësues i Partisë Demokratike i përkohshëm në raport me palët e treta, kjo është e parashikuar nga statuti partisë”, – tha avokati Ledio Braho
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin