“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke
Një 30-vjeçar nga Maliqi është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime serioze në trup, të cilat sipas deklarimeve të tij dyshohet se janë shkaktuar nga policia greke.
Bëhet fjalë për shtetasin Maldin Maxhari, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas ka kallëzuar rastin pranë autoriteteve shqiptare.
Sipas deklaratës së tij, ai është dhunuar në Kalkidhë disa ditë më parë nga efektivë të policisë greke, pasi është ngatërruar me një person tjetër të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.
30-vjeçari ka pretenduar se është goditur rëndë gjatë ndërhyrjes së policisë, ndërsa mjekët kanë konstatuar disa trauma në trup. Burime spitalore bëjnë me dije se, megjithëse ka pësuar dëmtime të shumta, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shqiptare ka nisur procedurat për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit.
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer” – Trump përshëndet Samitin e NATO-s si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin