“Më pëlqen Shqipëria e Silvinjos”- Santos: Asnjë nga ekipet nuk luan për barazim
Fernando Santos, trajneri i Polonisë ka deklaruar në prag të ndeshjes me Shqipërinë se as ekipi që ai drejton as Shqipëria nuk futen në fushë të dielën për barazim.
Teksa vlerësoi ekipin shqiptar, Santos theksoi se të dy ekipet do të luajnë vetëm për fitore.
Drejtuesi i polakëve tha se e vlerëson trajnerin Silvinjo dhe ndryshimet që ai ka bërë me kombëtaren shqiptare me të cilën është ndeshur në të kaluarën kur drejtonte Portugalinë e Kristiano Ronaldos.
“As unë dhe jam i bindur as trajneri i Shqipërisë, nuk hyjmë në këtë ndeshje për të dalë barazim. Të dy skuadrat do të hyjnë në këtë ndeshje vetëm për të fituar
Do të ndeshemi me një skuadër që ka cilësi të spikatura, është një skuadër që vazhdimisht përparon. Unë ka drejtuar një skuadër që është ndeshur me Shqipërinë para 2016 dhe jam mëse i vetëdijshëm për cilësinë që ka skuadra e Shqipërisë, është një ekip që është i organizuar shumë mirë dhe sot ka cilësi shumë më të mira se disa vite më parë. E njoh trajnerin kundërshtar, më pëlqen loja e tyre, është e organizuar në fushë, në gjendje të sulmojë, di të mbrohet dhe mendoj s të dy skuadrat do të dalin në fushë vetëm për një rezultat, për fitoren.
Situata pas ndeshjes së nesërme? Jemi në futboll, aty gjithmonë dikush fiton e dikush humbet, është normale. Edhe humbja është pjesë e lojës. Por nëse skuadra do të fitojë, atëherë do të shohim në ndeshjet e radhës vetëm veten tonë. Ndërsa nëse humbim, do ta kemi mendjen edhe te skuadrat e tjera, do të varemi nga ata”, tha Santos.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë