Më shumë se 1 milion kërkesa për bileta për Kupën e Botës në 24 orë
Tifozë nga 210 vende kanë paraqitur më shumë se një milion e gjysmë kërkesa për të blerë bileta për Kupën e Botës në 24 orët e para të regjistrimit, njoftoi sot Federata Botërore e Futbollit (FIFA).
Sipas FIFA-s, kërkesat më të shumta për bileta erdhën nga tre vendet pritëse të Kupës së Botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, të ndjekura nga Argjentina, Kolumbia, Brazili, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Gjermania.
Siç është njoftuar nga FIFA, ata që përzgjidhen për të blerë bileta do të njoftohen se janë shortuar në short nga 29 shtatori dhe do t’u jepet një kohë për të blerë, e cila fillon nga 1 tetori.
Blerjet do të kufizohen në katër bileta për person për ndeshje, dhe askush nuk do të jetë në gjendje të blejë më shumë se 40 bileta për të gjithë turneun.
Tifozët do mund të sigurojnë bileta për fazën e grupeve duke filluar nga vetëm 60 dollarë amerikanë. Fazat e ardhshme të shitjes së biletave do të fillojnë në tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës