Mediat italiane: Stadiumi “Air Albania” një xhevahir, por kaos me biletat
Roma dhe Fejnord janë dy ekipet finaliste të kompeticionit Liga e Konferencës, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 28 maj.
Tifozët italianë të Romës e presin me padurim këtë ndeshje, por media italiane “Corriere Dello Sport” shkruan se situata në lidhje me biletat është kaotike.
Në artikull thuhet se stadiumi ka krijuar vështirësi të mëdha për finalen e Ligës së Konferencës, duke pasur një kapacitet të limituar me vetëm 19 mijë vende, megjithëse konsiderohet si një nga xhevahirët e Europës.
Të dyja klubet pritnin të merrnin siç është e traditës, një të tretën e biletave për këtë sfidë, por UEFA u ka dorëzuar shumë më pak. Romës i kanë mbërritur vetëm 3500 bileta, të cilat ajo ka qenë e detyruar t’i shpërndajë falas.
Në Itali kritikojnë UEFA-n për zgjedhjen e një stadiumi të vogël, por arkitekti italian i stadiumit “Air Albania”, Marko Kazamonti, ka insistuar se të gjithë duhet ta shohin këtë ndeshje si një mundësi të mirë për të shijuar një impiant modern që duhet marrë si shembull edhe në vendin fqinj.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh