Mediat serbe: Kryeministri i Serbisë pritet të japë dorëheqjen këtë të martë
Mediat serbe shkruajnë se Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, pritet të japë dorëheqjen si shefi i ekzekutivit këtë të martë.
Sipas burimeve të Tanjug, ai do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në orën 11:00 në Qeverinë e Serbisë, ku pritet të bëjë njoftimin e dorëheqjes së tij.
Dorëheqja e Vuçeviçit pritet të ndodhë si përgjigje ndaj kërkesave të protestuesve që prej muajsh kanë paralizuar Beogradin, pas një aksidenti tragjik në Novi Sad në nëntor, ku shembja e një tende në stacionin e trenit, shkaktoi vdekjen e 15 personave.
Protestuesit, të cilat kanë bllokuar kryqëzimet kyçe në Beograd me pjesëmarrje dhe të fermerëve dhe traktorëve të tyre, kanë kërkuar përgjegjësi për incidentin dhe kanë theksuar shqetësimet për korrupsionin e qeverisë. Tubimet janë rritur masivisht gjatë javëve të fundit, duke ngritur presion mbi autoritetet për të marrë masa ndaj shkaktarëve të tragjedisë dhe për të adresuar kërkesat e tyre për reforma.
Në një deklaratë të përbashkët me kryetaren e parlamentit, Ana Brnabiç, presidenti Vuçiç deklaroi të hënën nevojën për dialog me studentët me qëllim uljen e tensioneve.
Në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të ruajtur stabilitetin politik, Vuçiç njoftoi një “riformatim urgjent dhe të gjerë të qeverisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 11:16 Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën