English

Mediat shqiptare shtrembërojnë mesazhet e gazetarëve të Euronews

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Good Morning Europe” në Euronews English, ku ka folur për situatën politike në vend. Presidenti Meta këmbënguli edhe një herë se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet, përfshi gjykatën kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga gjykatësit kushtetues, ndaj ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.

- Advertisement -

Gazetarët e Euronews Trent Murray e Jack Parrock kanë pasqyruar këtë intervistë edhe në rrjetet sociale, kryesisht Twitter, duke cituar Presidentin në deklaratat që ai ka bërë. Në disa prej portaleve shqiptare po qarkullon një artikull pothuajse i njejtë me këtë titull: “Tre gazetarët e “Euronews”: Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut, Meta po mbron më së miri Kushtetutën”.

Po cilat janë postimet në Twitter të cilave iu referohen portalet shqiptare?

“Një “grusht shteti” në pragun e BE? Kjo është ajo që Presidenti i Shqipërisë ka akuzuar Kryeministrin e vendit të tij. Në një intervistë ekskluzive në Euronews, ai do të jetë LIVE në “Good Morning Europe” në orën tjetër për të justifikuar pretendimet e tij” shkruan në profilin e tij Trent Murray, për të lajmëruar intervistën.

“Presidenti shqiptar @ilirmetazyrtar ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në rrugë për të protestuar kundër @ediramaal. Qeveria e Edi Ramës ka shumë fuqi dhe mbështetje dhe nuk ka gjasa të rrëzohet në të ardhmen e afërt, por kjo është një thirrje e madhe”, shkruan Jack Parrock.

Portalet shqiptare citojnë gazetarin Jack Parrock edhe në një tjetër postim: “Gjuhë shumë interesante – shumë shqiptarë flasin për “Korenë e Veriut të Europës” duke iu referuar kohës së diktaturës së Enver Hoxhës”.

Asnjë prej këtyre komunikimeve të përfshira nga vetë mediat, nuk e mbështet pretendimin e ngritur në titujt e tyre.

Gazetari Jack Parrock ka postuar sërish në Twitter duke përgënjeshtruar mediat shqiptare. “Disa media shqiptare raportojnë se unë mendoj se Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut. Unë nuk kam thënë asgjë të tillë – absolutisht e rreme. Unë nuk jam në mbështetje të presidentit ose kryeministrit – ne raportojmë pa frikë dhe pa njëanshmëri”, shkruan Parrock në profilin e tij në Twitter.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?