Mediu flet për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve: Nuk është justifikim por…

17 Maj 2023 | 15:24

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu tha për Euronews Albania se në Shqipëri është ende e pamundur të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Ai tha se kjo gjë nuk duhet përdorur si justifikim nga opozita e cila ka për detyrë të shikojë gabimet e saj dhe të krijojë më shumë mundësi që shqiptarët të jenë më të lirë për të shkuar në votime.

“Shqipëria është një vend i cili nuk mund ta zhvillojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita në këtë kohë ka shkatërruar veten e vetë që nga 2013, por Edi Rama ka shkatërruar sistemin. Ne i kemi dhënë mundësinë që të bëjë si të dojë e të kontrollojë çdo gjë.

Ne kemi problem me zgjedhjet e lira e të ndershme e për të parë këtë mjafto të shikojmë raportin paraprak të OSBE-së. Kjo nuk duhet të përdoret si justifikim për opozitën, për të parë se ku janë problemet e saj dhe se si duhet të luftojë opozita për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Komisioni për reformën zgjedhore ka kohë që nuk funksionon dhe nuk debaton për çështje të rëndësishme, për faktin se opozita nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët dhe një analizë të thellë, nga pikëpamja ligjore për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke thënë këtë mendoj e opozita ka edhe probleme të tjera ne mënyrën se si bashkëpunon, qasjen që ka në raport me koalicionet, ka lëvizje krejtësisht jo normale. Ne duhet t’u rikthejmë shqiptarëve  të drejtën për votën e lirë, por duhet të ofrojmë një opozitë e cila identifikohet si e djathtë, flas për të djathtën dhe koordinon veprimtarinë e vetë në çdo segment të shoqërisë shqiptare”,-tha Fatmir Mediu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026