Veliaj: As stërmbesat e Berishës nuk do e shohin të djathtën në pushtet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tha se do të punojnë çdo ditë që PS dhe Tiranën ta çojnë vetëm përpara.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se opozita lutet që pushteti të ju bjerë në prehër.
Sipas tij me rrugën që po ndjekë opozita të djathtën në pushtet s’do e shohin as stërmbesat e Sali Berishës.
“Do vazhdoj të punoj tërë jetën që PS dhe përfaqësuesit e saj ta çojnë Tiranën vetëm përpara. Është një opozitë r cila në pamundësi që të fitojë vetë, lutet nën stop që të ketë probleme mes nesh. Ajo që kam thënë shpesh është se opozita mund të lutet por që do i bëjnë gjunjtë me kallo me shpresën e vobektë që ne do të kemi një ditë konflikt dhe pushteti do ju bjerë në prehër. Pushteti nuk do të bjerë në prehër. Për të qenë i zgjedhur duhet të punosh për ditë. Skuadra jonë bën fushatë përditë. Opozita o duhet të bëjë këtë strapacimi, ose do të lutet që ne të kemi konflikt. Kam përshtypjen se jo Saliu, po nipat, mbesat e stërmbesat nuk do e shohin të djathtën në pushtet.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij