“Mekanizëm konsensual”- Bardhi pas mbledhjes: Për çfarë ramë dakord me PS
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve është rënë dakord mes opozitës e mazhorancës për të normalizuar punën në Kuvend dhe në Komisione.
Komentet Bardhi i bëri gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes ë Konferencës së Kryetarëve, ku tha se qëllimi i protestave të opozitës në Kuvend gjatë këtyre muajve ka qenë plotësimi i kërkesave të tyre në Kuvend dhe nuk kanë pasur qëllime të tjera për të cilat janë akuzuar (vendosja e Berishës në arrest-shtëpie).
Ai tha gjithashtu se në Komisionet Hetimore që do të ngrihen për dy çështje, do të bëhet çdo denoncim që ai ka paralajmëruar.
“Ne ramë dakod në parim për të normalizuar punën në Kuvend dhe në Komisione. Është ngarkuar Komisioni i Ligjeve për krijimin e një mekanizmi konsensual mes mazhorancës dhe opozitës në barazi të plotë, sa i takon ligjeve me shumicë të cilësuar, ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, apo ligjeve që janë të rëndësishme në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Normalizimi i marrëdhënieve në Kuvend ka qenë një kërkesë e vijueshme, që kishin të bënin me respektimin e të drejtave kushtetuese. Në tetor në kundërshtim me Kushtetutën u vendos rrëzimi i kërkesave tona. Edhe pse jemi akuzuar prej 5 muajsh se aksioni jonë kishte motive të tjera, u vërtetua që me plotësimin e kërkesave tona ne rikthehemi në Kuvend, për të diskutuar për problemet e qytetarëve. U çmua që do të duhet të jenë dy kontrata për ta bërë objektin konkret.
Çdo denoncim që kam paralajmëruar që do ta bëj, do të bëhet. S’ka pengesë që për çështje që heton Prokuroria të hetojë edhe Kuvendi, sepse qëllimet janë të dyja të ndryshme”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta