Meksi: Ankthi dhe depresioni të janë të lidhura me varësinë nga alkooli
Alkooli dhe problemet e shëndeti mendor janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin. Studimet e fundit kanë treguar se gjysma e popullsisë shqiptare konsumon alkool ndërsa 2,8% e atyre mbi 15 vjeç kanë krijuar varësi prej tij, duke shtuar kështu riskun e problemeve me shëndetin mendor.
“Personat që kanë një problem të shëndeti mendor që kryesisht janë probleme të ankthit dhe depresionit, kanë një rrezik më të lartë në krahasim me njerëzit e tjerë që të zhvillojnë probleme me abuzimin dhe varësinë ndaj alkoolit. E njëjta gjë ndodh dhe në kahun e kundërt, që do të thotë personat që abuzojnë dhe kanë varësi ndaj alkoolit kanë një rrezik më të lartë që të zhvillojnë probleme të shëndeti mendor, kryesisht çrregullime të ankthit dhe depresionit por dhe çrregullime të tjera më të rënda siç mund të jenë psikozat”, thotë Andia Meksi, specialiste ISHP.
Shumica e njerëzve e përdorin alkoolin për efektin relaksues që jep dhe gjendjen e euforisë, por tek personat me probleme të ankthit dhe depresionit ndodh krejt e kundërta, ndaj ai nuk duhet përdorur.
“Alkooli mund të japë ndjenjë relaksimi, por nëse individët kanë probleme të shëndeti mendor kjo e përkeqëson shëndetin e tyre, mund të çojë në axhitim, në ankth pra e shton por edhe pagjumësi, në rastet e depresionit dhe mendimeve negative, ndaj për këta njerëz që kanë probleme të shëndetit mendor, nuk duhet të përdorin alkool. Rreziku është dhe më i madh nëse këta përdorin antidepresantë, dhe në qoftë se marrin, çon në rreziqe për shëndetin dhe deri në mbidozim, vdekje”, shprehet Meksi.
Ekspertët vënë në dukje se sa më e vogël të jetë mosha e nisjes së alkoolit dhe kohëzgjatja e përdorimit aq më të më dha janë gjasat për të zhvilluar varësi dhe probleme të shëndetit mendor.
LEXONI GJITHASHTU:
23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë