Menaxhimi i fondeve/ Presidenca, BKH, KLP dhe SPAK rankohen në fund
Sipas raportit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm Financiar, e cila ka rankuar organet që financohen me paratë e buxhetit sipas disa treguesve të rëndësishëm të raportimit financiar, institucioni me performancën më të dobët është Presidenca, e ndjekur nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Qendra e Kinematografisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe SPAK.
Institucionet e drejtësisë kanë bërë regres krahasuar me një vit më parë duke humbur pikë, me përjashtim të SPAK dhe Presidencës që kanë pasur përmirësim, por jo të mjaftueshëm për të kaluar mbi mesataren e mirëmenaxhimit financiar.
Institucionet me vlerësimin më të mirë janë Shkolla e Magjistraturës, Shërbimi Informativ, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit. (TABELE)
Nga ministritë, më mirë rezulton ajo e Financave dhe më dobët ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërsa mes drejtorive e para në renditje është ajo e Tatimeve dhe e fundit Agjencia e Trajtimit të Pronave. Kryeministria rankohet në mes, me 45 pikë nga 72 që është vlerësimi maksimal.
Indikatorët që vlerësohet performanca e menaxhimit financiar të institucioneve janë realizimi i shpenzimeve buxhetore, reduktimi i detyrimeve të prapambetura dhe dërgimi në kohë e sipas radhës i faturave pranë thesarit për të kryer pagesën.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
- 09:23 LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE