Partitë në RMV grupe pune për të shqyrtuar propozimin francez
Teksa Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protesta të qytetarëve që kundërshtojnë propozimin francez për zgjidhje të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, partitë politike në vend kanë mbledhur grupet e punës për të shqyrtuar këtë propozim.
Në këtë grup janë zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, dhe deputetë nga të gjitha partitë, pozitë e opozitë.
Në takim pritet që përfaqësuesit e partive të paraqesin qëndrimet dhe komentet e tyre për propozimin.
Dyzet e shtatë policë u lënduan nga sulmet e protestuesve kundër propozimit francez në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 11 policë u lënduan më rëndë, ndërsa dy prej tyre e kanë gjendjen më serioze.
Lëndimet kanë ndodhur kur protestuesit hodhën fishekzjarre, bomba tymuese, sende të ndryshme të forta, gurë drejt policisë dhe Kuvendit ku u shkaktuan edhe dëme të shumta materiale.
Protestuesit kundër propozimit francez kërkojnë nga qeveria të mos i nënshtrohet kërkesave bullgare me të cilat dyshojnë se cenohet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe hapet rruga për siç thonë, bullgarizim librash dhe heronjsh kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane