Në emsionin “Real People”, në Euronews Albania, ishte i ftuar një varrmihës i quajtur Astrit, i cili teksa tregoi përditshmërinë e tij në punë, zgjodhi të jepte dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Teksa hapte një varr me lopatë në dorë, Titi tha se në jetë nuk duhet të bëjmë keq pasi të gjithë në një vend do përfundojmë.
Ai shtoi se askush nuk ka marrë gjë me vete në botën e përtejme, pavarësisht dallaverve që mund të ketë bërë për të fituar miliona.
“Unë kam mësuar se robi nuk duhet të bëjë keq se një ditë këtu do vijnë të gjithë. Vetëm dallavere, dallavere, por të gjithë këtu do vijnë. S’kanë për të marrë asgjë me vete, miliona miliarda, atje do i lejnë.
Për jetën këshilla që i jap kalamajve është të punojnë shumë. Si puna me ndershmëri nuk ka”, tha varrmihësi.
LEXO GJITHASHTU:
- “Shpirti ekziston”- Varrmihësi tregon historinë e pazakontë me vajzën e vdekur
- “Ba hajde se kam frikë”, varrmihësi rrëfen historinë kur dëgjonte zërin e një fëmijë
- Çfarë i thoshin fëmijët për profesionin? Varrmihësi që siguron jetën mes të vdekurve