Mesfushori i njohur rikthehet tek Gjermania pas 3 vitesh

23 Shkurt 2024 | 11:54

Tifozët gjermanë kanë një arsye të fortë për tu gëzuar kur duhen disa muaj nga nisja e kampionatit evropian dhe kjo është ardhja e Toni Kroos. Mesfushori i Realit të MAdridit është rikthyer në kombëtare pas plot 3 vitesh mungesë, ndërsa do të jetë në dispozicion të Julian Nagelsmann për Euro 2024, në rast se ai nuk pëson lëndime. Njoftimi është bërë nga vetë futbollisti në rrjetet sociale, ndërsa është shpërndarë me shpejtësi nga mediat dhe tifozët e panzerave.

Sipas informacioneve të mediave pranë federatës gjermane, ka qenë vetë Julian Nagelsmann, teknkiku aktual ai i cili ka komunikuar me Kroos, duke e pyetur në dëshiron të rikthehet e të luajë në europian. Pyetje kjo e cila ka marrë përgjigje pozitive, sidomos kur kombëtarja gjermane po kalon një formë tejet negative, ku edhe organika që do të thirret për europianin ende nuk është gati. Një pjesë e futbollistëve janë jashtë forme, ndërsa rezultatet e miqësoreve ishin negative.

Një rikthim i ekseperiencës në mesfushë do të ishte i rëndësishëm, ku do të rreshtohej në krah të Joshua Kimmich, yllit bavarez.Djema, shkurt: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Pse? Për shkak se më pyeti trajneri i Kombëtares dhe unë pranova. Jam i bindur se kjo skuadër në Euro është e aftë për shumë më tepër nga sa mendojnë shumica e njerëzve! Shkruan Kroos në rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026