“Mësoi shqip, dhe kërkoi nuse”- Zbulohen detaje nga jeta e vrasësit të Nikulaj

27 Prill 2023 | 11:45

Kryeredaktorja e emisionit “Review” në Euronews Albania, Nevila Dervishi, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Dervishi zbuloi se vrasësi portugez kishte kohë që jetonte në Shqipëri dhe kishte mësuar zakonet dhe traditat shqiptare.

Gazetarja shton se madje ekzekutori ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri të martohet, por që familja nuk ia jep vajzën.

“Thuhet se janë hedhur gati gjysmë milionë euro për të organizuar dhe për të kryer ekzekutimin. Është marrë një shtetas portugez si ekzekutor. Ai fillimisht është njohur me zonën dhe me mentalitetin. Ka thënë që ka ardhur në Shqipëri se do të martohet me një vajzë shqiptare dhe se familje nuk e jep. Ka mësuar çdo zakon dhe çdo detaj të shqiptarëve. Ka mësuar dhe shqip, dëshmitari okular aty ka thënë se ekzekutori e pyeti “si je Ardian”, me një theks nga veriu i Shqipërisë. Ky është një organizim super i strukturuar”, tha Dervishi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026