Messi i jep lamtumirën PSG, ylli argjentinas flet përpara ndeshjes së fundit
Kjo e diel, 23 qershor 2023 shënon dhe ditën e lamtumirës së Lionel Messit te ekipi i Paris Saint-Germain. Pas dy sezonesh në Francë, Messi do të luajë mbrëmjen e kësaj të shtune ndeshjen e fundit në Ligë 1, kundër Clermont. Përtej përplasjeve të fundit me ekipin dhe tifozët, ylli argjentinas ka dashur të lërë një mesazh falënderimi për ekipin francez. Duke folur për ESPN, kampioni i botës tha se kishte shijuar qëndrimin e tij në Parc des Princes, duke ndarë dhomën e zhveshjes me lojtarë të mëdhenj si Kylian Mbappé apo Neymar.
“Jam shumë i lumtur që kam qenë në gjendje të përfaqësoj PSG-në. Më pëlqeu shumë të luaja në këtë ekip dhe me lojtarë kaq të mirë. Dua të falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, deklaroi Messi.
Largimi i “pleshtit” nga PSG, u paralajmërua përpara 3 ditësh nga trajneri Christophe Galtier.
“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Është një privilegj i madh. Të shtunën është ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes dhe shpresoj se ai do të mirëpritet në mënyrën më të mirë”, tha Galtier.
Messi mbërriti te PSG në gusht 2021 me një kontratë dyvjeçare plus një të tretën si opsion. Pas Kupës së Botës në Katar, dukej se lojtari dhe klubi do të aktivizonin dhe një vit shtesë, por javët e fundit pozicionet janë larguar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit