Meta mesazh nga qelia: Në 11 maj na duhen 84 mandate, PL merr 50 mijë vota në Tiranë

20 Mars 2025 | 15:57

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kandidon në listë të hapur në Tiranë, në një mesazh audio nga qelia bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime dhe votë për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që siç shprehet do ketë këtë radhë 84 mandate.

Në këtë mesazh, Meta i cilëson zgjedhjet e 11 majit si momentin vendimtar për përmbysjen e kryetarokracisë dhe rikthimin e demokracisë funksionale në vend.

Ai thekson se PL nuk ka hyrë në këtë koalicion për të marrë disa mandate por për të siguruar një fitore të padiskutueshme.

“Partia e Lirisë nuk ka hyrë në këtë koalicion për të marrë disa mandate, por për të siguruar një fitore të padiskutueshme. Ne synojmë mbi 50 mijë vota në Tiranë, për të garantuar fitoren e opozitës dhe kthimin e demokracisë”, – shprehet Meta në mesazhin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026