Meta: Ngjarja në Himarë e përsëritur, akte nga policë të droguar
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ngjarja në Himarë ku një fëmijë i mitur u përplas për vdekje nga një skaf, është si rezultat i arrogancës, me të cilën qeveris vendin kryeministri Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se ngjarje të tilla kanë për autorë, policë të cilat sipas tij, janë të droguar.
“Ky është një rezultat i arrogancës së kryeministrit që thotë pse politizohen ngjarje të tilla. Çfarë duhet të ndodhte diçka më e rëndë sot që të reagonte opinioni publik. A e keni harruar se çfarë ndodhi me të ndjerin Rasha gjatë pandemisë që u vra për një paketë cigare? Këto akte vijnë nga policë të droguar, jo nga njerëz të përmbajtur dhe normalë”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Meta tha se shqiptarët nuk kanë fëmijë për të humbur nga papërgjegjshmëria dhe arroganca.
Sipas tij, duhet të ketë masa të forta dhe të menjëhershme në mënyrë që të rivendoset besimi midis policisë dhe komunitetit.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.
LEXONI GJITHASHTU
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor