Meta: Referendumi, arma e vetme për të rrëzuar Ramën
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në Konventën e Partisë së Lirisë që po zhvillohet këtë të shtunë se referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit për të rrëzuar pushtetin e Ramës.
“Koha nuk premton. Partia e Liria dhe opozita duhet t’i japin fund regjimit. Në këtë konventë ne sot do të shpalosim program tonë. Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë. Për Partinë e Lirisë referendumi është manifestimi më sumblim. Referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit. Ne do të rivendosim demokracinë dhe të çlirojmë institucionet e grabitura duke i kthyer në shërbim të qytetarëve. Duhet të ushtrohet vullneti i sovranit nëpërmjet referendumit”, u shpreh ai.
Meta nënvizoi se sundimi i ligjit do të garantohet:
- nga rivendosja e shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmëria,
- nga rivendosja e institucioneve të forta dhe të pavarura,
- nga llogaridhënja dhe ndëshkueshmëria.
- nga mirëqeverisja dhe meritokracia..
- nga liria ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.
- nga punësimi me paga dinjitoze që mbulojnë kostot e larta të jetesës.
- nga lufta kundër varfërisë dhe mbështetja sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë.
Ai nënvizoi më tej se koha është tani për një “Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike”, për të ndalur shpopullimin dhe emigracionin masiv të të rinjve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta