Meta takim me presidentin Begaj për datën e zgjedhjeve
Mesditën e sotme, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nisur drejt Presidencës ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Mësohet se në takim do të diskutohet për datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.
Ndërkohë, Meta zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me Sali Berishën në selinë blu.
Sakaq, në kuadër të zgjedhjeve lokale, Begaj ka thirrur sot në takim edhe krerët e grupeve parlamentare si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka.
Të enjten, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla do të takohet me presidentin Bajram Begaj për të disktuar për datën e zgjedhjeve.
Nesër në orën 18.00 pritet një tjetër takim mes Enkelejd Alibeajt dhe presidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta