Meta uron nxënësit, thirrje për ndryshimin e politikave të arsimit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi nxënësit që nisin nesër shkollën dhe vogëlushët që nesër ulen në bangat e shkollave për herë të parë.
Në një deklaratë për mediat ai bëri thirrje për politika të reja për arsimin i cili duhet të jetë cilësor dhe i lidhur me tregun e punës.
“Për fat të keq buxheti për arsimin është më i ulëti dhe kjo ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta si braktisjen e shkollave, anafalbetizmin institucional në përqindje të jashtëzakonshme, pakësimi i dukshëm i numrit të gjimnazistëve dhe studentëve, por edhe në të gjitha ciklet e tjera të arsimit,” – u shpreh Meta.
Një tjetër shqetësim që ngriti kreu i Partisë së Lirisë ishte demotivimi i mësuesve të vendit, mbi të gjitha për shkak të politizimit të këtij sektori.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut