Mickoski kërcënon BDI-në: S’do kemi mëshirë për ata që mbajnë konferenca në mesnatë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar konferencën për shtyp të nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, të mbajtur mbrëmjen e djeshme, lidhur me rastin tragjik të djegies së diskotekës në Koçan, ku humbën jetën 60 persona.
Në deklaratën e tij, kryeministri maqedonas kërcënoi dhe zyrtarët e BDI, duke thënë se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që përpiqen të shfrytëzojnë tragjedinë për përfitime politike, veçanërisht duke luajtur me kartën etnike.
Duke u ndalur te tragjedia, Mickoski theksoi se hetimi do të jetë i plotë dhe i pamëshirshëm ndaj atyre që janë përgjegjës.
“Nuk ka vend për politikë në këtë çështje. Do të përgjigjeni të gjithë, dhe nuk do të ketë mëshirë. Ata që kanë guximin të bëjnë politikë në kurriz të qytetarëve dhe jetëve të humbura të fëmijëve, do të përballen me pasojat. Nga shtëpia do t’i nxjerrim, dhe nëse mendojnë të luajnë me kartën etnike dhe politike, siç tentuan mbrëmë, ata do të përballen me çdo ndëshkim,” deklaroi Mickoski.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndihmoi gjithë natën të mbijetuarit, ndërron jetë shoferi i ambulancës në Koçan
- Ministria e Shëndetësisë në RMV publikon shifrat e të plagosurve nga zjarri në Koçan
- Zjarri në diskotekën në RMV, ndahen nga jeta anëtarët e grupit muzikor DNK
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë