Mickoski: Parlamenti të pranojë nismën për referendum kundër propozimit francez

22 Korrik 2022 | 21:53

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i bën thirrje Parlamentit që të pranojë nismën për referendum kundër propozimit francez.

Pas vendimit të komitetit ekzekutiv të partisë për referendum, pritet që deri në fund të gushtit palët të bëjnë konsultime me ekspertë për formën dhe pyetjet e këtij procesi.

“Nisma për referendum do të jetë prioritet. Fillimisht duhet mbledhja e 150 mije firmave dhe pranimi në Kuvend me shumicë të thjeshtë. Duhet ti qasemi problemit, janë 3 procese të ndara. Është kontesti dypalësh bashkë me protokollin, është ndryshimi i Kushtetutës dhe në fund korniza negociuese”, u shpreh ai.

Për LSDM-në e Dimitar Kovaçevskit, iniciativa për referendum është dyfytyrësi dhe tentim për manipulim me opinionin, ngjashëm sikur me referendumin për ndryshimin e emrit të shtetit.

“Iniciativa për referendum kundër konkluzioneve të Parlamentit për mbrojtje të gjuhës dhe identitetit maqedonas është vetëm farsë e Mickoskit. Fakti që ende nuk e dinë se cilën pyetje do të parashtrojnë tregon se nuk kanë interes për gjuhën apo qytetarët”, tha deputetja Bogdanka Kuzeska.

Aleanca për shqiptarët, po ashtu nuk mbështet referendumin.

“Qëndrimin ynë në lidhje me referendumin ne e kemi dhënë ditën e shtunë, shumë qartë, ditën e shtunë ne e votuam propozimin francez dhe ishim faktor vendimtarë, ju e dini, po qe se nuk ishim ne, propozimi francez nuk do të kalonte, sepse nuk kishte kuorum”, theksoi Halil Snopçe.

Lideri i VMRO DPMNE Hristijan Mickoski paralajmëroi konsultime gjatë periudhës në vazhdim për modalitetet e referendumit ndërsa tha se do të grumbullojnë mbi 150 mijë firma të nevojshme për thirrjen zyrtare të tij.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare do pezullohet poashtu deir në finalizimin e referendumit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026