Mickoski: Plani i Rritjes dhe bashkëpunimi me vendet fqinje, vizioni i përbashkët

1 Korrik 2025 | 10:09

Në Shkup janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Ata do të diskutojnë për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë. Në kuadër të takimit do të zhvillohen dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t’u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.

Në fjalën e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut theksoi nevojën për një stabilitet për vendin në një bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet fqinje. Hristijan Mickocski vuri në dukje se Plani i Rrritjes është një vizion i përbashkët, i cili na çon drejt mundësive.

“Ky samit i dedikohet një vizioni të përbashkët me mundësi për të gjithë, aty ku Ballkani Perëndimor është rajon që po zhvillohet, ky vizion na çon si qeveri në çdo hap drejt reformave dhe bashkëpunimit kemi ndërmarrë hapa për përshpejtimin e kufijve, dërgimin e parave vetëm me një buton.

Jemi të përkushtuar të sjellim frymën e standardeve europiane. Fuqia jonë është në fuqi me raportet me fqinjët tanë”, tha kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJIHASHTU;

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026