Mijëra vajza të vaksinuara kundër kancerit të qafës së mitrës në 2024
Gjatë vitit 2024, mijëra vajza të moshës 13-20 vjeç janë vaksinuar kundër Human Papillomavirus (HPV), shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) njoftuan se vaksina, e cila është bërë pjesë e kalendarit të vaksinimeve për vajzat 13-vjeçare që nga viti 2022, po u ofrohet gjithashtu edhe vajzave më të rritura, për të rritur mbulesën vaksinale.
Rritja e mbulesës vaksinale dhe fushata për vajzat 14-20 Vjeç
Rovena Daja, specialistë e ISHP, shpjegoi se gjatë vitit 2023, 75% e vajzave 13-vjeçare kishin marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës.
Për të arritur mbulesën mbi 90%, gjatë vitit 2024 është zhvilluar një fushatë për vajzat 14-20 vjeç, të cilat nuk kishin mundësinë ta bënin vaksinën në moshën 13 vjeçare.
Nga 10 mijë doza të ofruara, mbi 9,800 doza janë aplikuar, ndërkohë që për vajzat 13-vjeçare në vitin 2024, mbi 60% e tyre kanë marrë vaksinën.
“Gjatë vitit 2023, 75% e vajzave e kanë aplikuar këtë vaksinë, dhe për vitin 2024, kemi arritur një mbulesë shumë më të lartë për vajzat 14-20 vjeç. Kjo është një fushatë e rëndësishme, pasi vaksina po ofrohet për të gjitha vajzat që nuk e kishin marrë më parë”, tha Daja.
Kanceri i qafës së mitrës i rrezikshëm
Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta në Shqipëri, duke u renditur i pesti për prevalencën e tij.
Ekspertët theksojnë se vaksina është një masë e rëndësishme mbrojtëse për të parandaluar këtë sëmundje të rrezikshme, e cila shkaktohet nga HPV.
“Kanceri i qafës së mitrës është një problem i rëndësishëm shëndetësor në Shqipëri. Vaksina është e sigurt dhe efektive, dhe për këtë arsye rekomandohet për të gjitha vajzat në moshën 13 vjeçare”. thotë Rovena Daja.
Një investim për të ardhmen
Ekspertët besojnë se rezultatet reale të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri do të shihen pas dhjetë vitesh, duke u mbështetur në të dhënat e vendeve që e kanë aplikuar këtë vaksinë për dekada.
Me rritjen e mbulesës vaksinale, synohet ulja e rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe përmirësimi i shëndetit publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona