Miksimi i COVID me gripin sezonal, mjeku shpjegon simptomat dhe kurimin
Mjeku infektolog në RMV, Fadil Cana tha për Euroneës Albania se rastet Flurona, pra persona të infektuar me COVID-19 dhe me grip sezonal janë në gjendje të qëndrueshme dhe pa shtrime në spitale.
Sipas tij, infektimet e fundit janë për shkak të festave të fundvitit, pasi sado të kujdesshëm të jenë njerëzit, prap masat kufizuese nuk zbatohen me rigorozitetin e duhur dhe sjellin si pasojë situata të tilla të pakëndshme, siç i cilësoi dhe mjeku.
Temperatura e lartë, dhimbja e kokës, grricja e fytit, plogështia ishin disa nga shenjat që kishin pacientët të cilët u diagnostikuan me Flurona në Maqedoninë e Veriut.
“Pacientët nuk kanë qenë të vaksinuar,” – sqaroi Cana.
Sipas tij mjekimi bëhet më i vështirë kur ka edhe COVID, edhe grip, por sidoqoftë rëndësi ka të jetë sistemi imunitar i fortë për të përballuar sëmundjen. Fatmirësisht, Flurona nuk sjell ndërlikime që kanë nevojë për trajtim spitalor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale