Milaim Zeka: Mallkimi më i madh për një shqiptar, kur vendos të ikë nga vendi i vet
Analisti Milaim Zeka thotë se mallkimi më i madh për një shqiptar, është momenti kur vendos që të largohet nga vendi.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Zeka u shpreh se kur klasa politike nuk ndryshon gjendjen në vend dhe papunësia është e madhe, detyrimisht që njerëzit do të rrezikojnë edhe jetët e tyre për t’u larguar.
“Kjo ikja e shqiptarëve, si në Kosovë, si në Shqipëri, është bërë fenomen. Njerëzit, për mendimin tim, kur një klasë politike nuk e ndryshon gjendjen në vend, kur ne jemi një vend me papunësinë më të madhe në Evropë dhe nuk shohin perspektiva për të ardhmen tonë, nuk arrijnë ta ndërtojnë të ardhmen në atë vend, sigurisht që njerëzit e rrezikojnë jeten e tyre për t’u arratisur jashtë vendit.
Shikoni, shkurt po e them. Mallkimi më i madh që i ndodh një njeriu, është momenti kur vendos për t’u arratisur nga vendi i vet. Nuk shkon asnjë shqiptar që të rrezikojë jetën e tij me dëshirë, që të shkojë në atë Londrën e zymtë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet