Ish-polici në Britaninë e Madhe: E them me pastërti, 98% e shqiptarëve janë punëtorë
Ish-polici, Ilir Dedaj, i cili jeton në Britaninë e Madhe thotë se 98% e shqiptarëve që jetojnë atje, janë njerëz punëtore.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Dedaj u shpreh se shqiptarët protestuan më 12 nëntor në Londër, për të treguar se nuk janë kriminelë, por qytetarë normal që jetojnë e punojnë në Britani.
“Kudo që të lëvizësh, edhe brenda Shqipërisë të lëvizësh, nga Tirana të shkosh në një qytet tjetër, ka vështirësitë e saj. Në radhë të parë je në një ambient të panjohur. Pastaj, është kultura, mënyra e jetesës, shoqëria, gjithçka. Ka pasur vështirësi dhe opinionet kanë qenë nga më të ndryshmet, por unë di të them që ne jemi ingranuar shumë shpejt me jetën këtu, sepse 98% e shqiptarëve, ta them me pastërti, janë njerëz punëtorë, kanë parë punën e tyre, sesi do të mbajnë familjen, sesi do të mundohen të ingranohen në Shqipëri.
Ajo që doli kohët e fundit nga emigrimi i shqiptarëve dhe thirrja ksenofobe e kësaj ministre, ishte ajo që na bëri bashkë ne shqiptarëve të tregojmë më datë 12, se ne nuk jemi kriminelë, jemi njerëz normal si çdo qytetar që ka ndërtuar në Britani”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit për pronën, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës