Milani dështon në Paris, zbret në vendin e fundit në grup

26 Tetor 2023 | 14:54

Parisi rezultoi një qytet jo fatsjellës për Milanin e Stefano Piolit, i cili u mposht mbrëmjen e së mërkurës në Champions. Kuqezinjtë zhvilluan një 90 minutësh për tu harruar, me vendësit të cilët shënuan 3 gola me Mbappe, Kolo Muani dhe Kang Lee, për të vulosur fitoren 3-0. Në të njëjtin grup Dortmundi triumfoi ndaj Newcastle, ndërsa mjaftoi goli i Nmeça. Pas 3 ndeshjeve të luajtura, kreu i takon parizienëve e më pas Dortmund, Newcastle e Milan.

Në grupin G, Manchester City është i pakonkurrueshëm, ndërsa transferta e Young Boys nuk prodhoi asgjë. Akanji e dygolëshi i Haaland sollën triumfin e radhës, me vendësit të cilët shënuan golin e vetëm me Elian. Edhe Leipzig ja doli të fitojë ndaj Crvena Zvezdas në shtëpi 3-1, duke konfirmuar vendin e dytë, teksa të dyja ekipet kanë nisur shkëputjen nga vendet 3-4.

Me disa mungesa kyçe, por prapë Barcelona ia doli të fitojë, ndërsa këtë herë kundërshtari ishte Shakhtari. Torres e Lopez në pjesën e parë, e Sudakov në fraksionin e dytë për miqtë, regjistruan rezultatin 2-1. Antëerp i Mujës dështoi sërish të merrte pikë, teksa u mposht nga Porto në shtëpi 1-4. Në grupin E, Lazio u dorëzua përballë Feyenoord, ku humbi 3-1, ndërsa Atletico e MAdridit nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Skocisë me Celtic.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026