“Millosheviç refuzoi kompromisin e SHBA”, Milo kujton nisjen e bombardimeve në Serbi

24 Mars 2024 | 14:05

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, në një intervistë dhënë gazetarit Thimi Samrxhiu tregoi se si u përjetua në Tiranë sulmi i NATO ndaj ushtrisë jugosllave dhe masat që mori qeveria shqiptare.

Ai kujtoi se si NATO vendosi të ndërhynte ushtarakisht në Serbi pasi të gjitha rrugët diplomatike ishin konsumuar, Sllobodan Millosheviçi kishte refuzuar kompromisin e SHBA dhe bombardimet mbeteshin e vetmja rrugë për të shkaktuar kapitullimin e tij.

“Kujtimet janë ende të gjalla në kujtesën time ka qenë një ditë e shënuar, jo sepse NATO sulmoi objektivat ushtarake jugosllave se lufta nuk është asnjëherë e mirë, por në këtë rast ishin me një angazhim të drejtpërdrejtë për çështjen kombëtare, për fatin e Kosovës dhe pasi ishin konsumuar të gjitha përpjekjet për një zgjidhje diplomatike, për herë të fundit SHBA nuk dëshironin të humbnin mundësinë të detyronin Millosheviçin të kthehej në tavolinë. Ishte mundësia e fundit dhe u vendos fillimisht që ministri i jashtëm francez dhe sekretari i jashtëm britanik të shkonin edhe një herë të fundit te Millosheviçi, por pastaj u mendua që të mos i jepnin kaq rëndësi se ishin të bindur që do të refuzonte sërish, ndaj shkoi Hollbruk, e takoi, një bisedë tepër dramatike duke i thënë drejtpërdrejtë se çfarë e priste, por Millosheviç nuk pranoi. Hollbruk shkoi po të atë ditë në Bruksel dhe bashkë me kreun e NATO dhanë lajmin për nisjen e bombardimeve”,  tha Milo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026