“Ministra, prokurorë e gjyqtarë në përgjime me krimin”, deklarata e fortë e Çollakut

24 Shtator 2024 | 22:04

Gazetari Basir Çollaku tha në emisionin Now në Euronews Albania se një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK dhe GJKKO janë pjesë e dosjeve që kanë dalë nga përgjimet e sjella nga partnerët evropianë.

Çollaku u shpreh se në përgjime ka edhe emra ministrash e deputetësh që qëndrojnë prej 1 viti e gjysmë në SPAK dhe nuk hetohen.

“Një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të inkriminuar, mbi bazën e materialeve që ata i kanë të ardhurave nga perëndimi, nga Franca, Holanda dhe Belgjika ku prokurorë të SPAK dhe GJKKO janë pjesë e dosjeve dhe po mbrojnë njëri-tjetrin, kanë dalë në përgjime duke folur me trafikantë me banditë dhe ne merremi pse mi pagoi ilaçet mua fëmija. Kjo nuk është drejtësi, është inkuzicion. Ka edhe për deputetë, ka edhe për ministra dhe janë prej 1 viti e gjysmë aty. Janë të zbardhura, i kanë me emra dhe mbiemra”, tha gazetari.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026