Ministri Balla: Nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por duhen zbatuar rregullat

8 Gusht 2023 | 18:31

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke iu referuar shembujve pozitivë të Njësisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, për mënyrën e re të komunikimit me qytetarët, tha se kjo qasje duhet e po shtrihet në të gjithë vendin.

“Policia do të ketë një nivel tjetër komunikimi me qytetarët, pa zbehur tolerancën zero për “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ju sjell në vëmendje se një ndër burimet e trafikut në Tiranë janë edhe parkimet e gabuara mu në mes të rrugës apo drejtimi i mjetit duke përdorur njëkohësisht edhe telefonin. Këto shkelje të Kodit Rrugor janë të ndëshkueshme dhe nuk duhet të tolerohen”, shkruan ministri në një shënim në rrjetet sociale.

Ai shton se në detyrën si Ministër i Brendshëm, do të këmbëngulë për të rritur ndjenjën e përgjegjësisë qytetare dhe jo ndëshkimin.

“Nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të gjithëve”, thekson Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026