Ministri grek viziton Belerin në qeli, ikin dritat në paraburgimin e Durrësit

21 Nëntor 2023 | 17:21

Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou, ka vizituar ditën e sotme kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, në qelitë e paraburgimit të Durrësit, ku ai ndodhet që përpara zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për “blerje votash”.

Sipas gazetares Kloida Gjuzi, bëhet me dije se pas takimit në paraburgimin e Durrësit është shkëputur energjia elektrike.

OSSH njoftoi se shkëputja e energjisë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe është bërë për shkak të zjarrit në një biznes.

“Në lidhje me stakimin e energjisë elektrike në institucionin IEVP Durrës është e nevojshme të sqarojmë se:

Për shkak të rënies së zjarrit në një subjekt privat (servis makinash), për të lejuar që zjarrëfikësja të veprojë në vendngjarje, dhe për të evituar rrezikun e dëmtimit në njerëz dhe objekte, OSSH ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike në kabinën që furnizon zonën ku ushtron aktivitet edhe IEVP Durrës.

Për veprimet e nevojshme janë dashur jo më shumë se 5 minuta ndërprerje, deri në kthimin në skemë normale të furnizimit me energji elektrike për abonentët”, thuhet në njoftimin e OSSH.

Paraburgimi i Durrësit pa energji gjatë vizitës së ministrit grek

“Kjo vizitë ka për qëllim për të shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj tij, ndërkohë që nesër pritet të ketë seancë gjyqësore”, shkruan protothema.

Kujtojmë se takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Greqia prej kohësh i ka dalë në krahë Fredi Belerit, duke kërkuar që ai të bëjë betimin pas votimit për kryebashkiak. Po ashtu vendi fqinj ka “kërcënuar” Shqipërinë me procesin e integrimit në BE, nëse nuk zgjidhet çështja e Fredi Belerit.

Kujtojmë se Athina zyrtare ka kërkuar me forcë që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndërsa ky konflikt ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy qeverive. Greqia ka paralajmëruar për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të çështjes “Beleri”.

“Jemi këtu në mbështetje të Fredi Belerit, sepse situata është shumë e rrezikshme. Ai ka 7 muaj që mbahet në burg dhe po i mohohet e drejta e tij për t’u betuar. Është i vetmi kryebashkiak në Europë që është zgjedhur nga qytetarët dhe nuk lejohet të betohet. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të lejojnë betimin e tij, si shprehje e të drejtës universale të të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, lejimi i tij për t’u betuar, do të ishte shprehje e vullnetit të fqinjësisë së mirë. Duhet të gjendet nje zgjidhje e drejtë dhe të nisë nesër një gjykim i drejtë nga drejtësia shqiptare duke qenë se Shqipëria aspiron hyrjen në BE dhe kjo të jetë një shenjë e fëinjësisë së mirë. Ne solidarizohemi plotësisht me të drejtën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur”, është shprehur ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026