Ministri i Jashtëm i RMV-së Bujar Osmani viziton sot Greqinë

14 Janar 2021 | 09:59

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani viziton sot Greqinë ku pritet të takojë zyrtarët më të lartë të shtetit.

Vizita parashikon takime me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe presidenten Katerina Sakellaropoulou.

Gazetari i Euronews Albania Benjamin Arifi raportoi nga Shkupi se pritshmëritë e vizitës janë për çështjet kryesore të marrëdhënieve mes dy vendeve, intensifikimi dhe thellimi i dialogut politik si dhe implementimi i marrëveshjes së Prespës.

“Marrëveshja e Prespës ka një afat prej pesë vitesh për t’u implementuar, janë ndryshuar shumë ligje mirëpo ende ka shumë fusha ku ka hapësira dhe pritshmëri për t’u ndryshuar sipas marrëveshjes,” – tha Arifi.

Gjatë vizitës pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje për sa i përket aspekteve ekonomike ku një prej marrëveshjeve është edhe mundësia për të përfshirë Maqedoninë e Veriut në gazsjellësin grek të terminalit Aleksandria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026