Ministri Igli Hasani niset drejt SHBA-së, takimet që do të zhvillojë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku më datë 18 tetor 2023, do të drejtojë takimin e formulës Arria të Këshillit të Sigurimit me temë “Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”.
Në këtë takim do të trajtohen edhe rasti dhunës seksuale në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.
Më datë 20 tetor 2023, merr pjesë në takimin shenjues të Nivelit të Lartë të Presidencës Braziliane të Këshillit të Sigurimit “Kontributi i angazhimeve rajonale, nënrajonale dhe dypalëshe në parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”.
Në këtë takim do të diskutohet për format se si Këshilli mund të mbështesë në mënyrë më efektive organizatat rajonale, nën-rajonale dhe përpjekjet dypalëshe për të parandaluar dhe ndërmjetësuar konfliktet.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut