Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka mësim me turne, investime edhe Shëndetësia
Viti shkollor që do të nisë në shtator nuk do të ketë më mësim me turne. Të paktën ky është angazhimi i Ministrisë së Arsimit sipas programit buxhetor afatmesëm 2023- 2025. Ministria ka parashikuar të shpenzojë paratë e saj në atë mënyrë që 100% e fëmijëve romë e egjiptianë të regjistrohen në shkollë gjatë këtij viti.
Deri në 2025 do të rritet numri i mësuesve, përfshirë atyre nga diaspora, në mënyrë që në 9 vjeçare dhe gjimnaze që raporti të jetë 1 mësues për 20 nxënës. Në klasa synohet të mos ketë më shumë se 20-25 nxënës.
Paratë do të shkojnë për të punësuar më shumë psikologë dhe punonjës socialë në shkolla deri në 2024.
Tek shëndeti mendor është fokusuar edhe Ministria e Shëndetësisë. I kthyer shpesh në objekt debatesh për mungesën e kapaciteteve dhe kushteve, spitali psikiatrik i Elbasanit do të ristrukturohet pas shumë vitesh. Puna për të do të nisë në 2024, do të zgjasë rreth 1 vit dhe do të kushtojë 240 milion lekë.
Ministria e Shëndetësisë deri në 2025 do të zgjidhë qesen për disa spitale e qendra shëndetësore, të cilët janë në gjendje të mjerueshme.
Do të përfundojë rikonstruksioni i Pediatrisë dhe maternitetit ‘Nëna Xheraldinë’. Mbi 40 qendra shëndetësore do ristrukturohen deri vitin e ardhshëm. Ndërsa Për Shërbimin Kombëtar të Urgjencave do të shkojnë 111 milionë lekë për blerjen e 34 autoambulancave të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)