Ministrja Margariti inspekton përgatitjet për festivalin folklorik të Gjirokastrës
Ministrja Margariti inspekton përgatitjet për festivalin folklorik të GjirokastrëMinistrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar ecurinë e punimeve përgatitore për organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, në periudhën 24 qershor -1 korrik.
Ministrja Margariti e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka qenë e pranishme në mjediset e kalasë së Argjiros dhe zonën historike. Mes të tjerash ajo ka vlerësuar punën e bërë duke garantuar ecurinë e suksesshme të këtij eventi të traditës dhe folkut mbarëkombëtar.
“Jam shumë e kënaqur që me grupin që kemi punuar në fakt që më parë sepse përgatiteshim që në 2020 për të vazhduar më pas me radhë në vitet në vijim, tashmë shikojmë finalizimin e të gjithë atyre përpjekjeve tona dhe për Gjirokastrën besoj se nuk ka moment më të mirë të celebrojë jo vetëm të bukurën e folklorit shqiptar por edhe të gjithë gjallërinë që të gjithë e shohim dhe e prekim, Gjirokastra është kthyer tashmë në një muze në qiell të hapur ku përpos gjithë pjesës së restaurimit dhe Qafës së Pazarit po gumëzhon përditë nga artizanët,nga turistët edhe nga të gjithë ato takimet që bëjmë në restorantet për kulinarinë kështu që në kala më pas, në kurorën e qytetit do të festojmë edhe atë të gjithëbukurën shqiptare që lidhet me kostumet, që lidhet me gjithë repertorin e bukur të traditës”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti
Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet pas 8 vitesh ndërprerje në Gjirokastër. Në edicionin e 11 të tij, në skenën e kalasë së Argjiros do të ngjiten rreth 1 200 artistë popullorë nga hapësira mbarëshqiptare. Ky event do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit në qytetin e gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Basha ka qenë pranë nesh, s’ka ikur asnjëherë”, Karabina: U tërhoq për PD-në
- Kamberi: Mbledhja e dy qeverive do ishte produktive, tensionet janë në kulm
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane