Miratohen vendimet e qeverisë për energjinë, Balluku jep detajet
Janë miratuar në Këshillin Ministrave vendimet e qeverisë për energjinë.
Ministrja e energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku në një dalje për mediat, bëri me dije se është miratuar platforma e monitorimit dhe verifikimit që do të ndjekë konsumin vjetor të energjisë elektrike në të gjithë sektorët.
Po ashtu është bërë dhe ndryshimi i VKM-së që rregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme që nuk janë objekt koncensioni.
“Është miratuar platforma e monitorimit dhe verifikimit që do të ndjekë konsumin vjetor të energjisë elektrike në të gjithë sektorët. Një vendim tjetër është ndryshimi i VKM-së 822 e njohur ndryshe si VKM-ja që rregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme që nuk janë objekt koncensioni. Sot fusha energjetike është një fushë e konsoliduar. Po bëjmë rregullimet e fundit që do e bëjnë sektorin më të fuqishëm përsa i përket kuadrit ligjor dhe do na japë mundësi ne për të qenë më të shpejtë përsa i përket certefikimit dhe aprovimit të lejeve që kërkohen nga subjektet private për energjinë.
Dokumentacioni i pasurisë ku do të ndërtohet impianti duhet të paraqitet që në fazën fillestare të aplikimi. Deri më sot aplikimi nuk kërkonte dëshmi të pasurisë që do të përdoret për ndërtimin e këtij impianti. Burimet e reja të energjisë elektrike janë një fushë e konsoliduar ku nuk mund të bëhen më eksperimente”- tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein