Mirgit Vataj: 59% e fëmijëve në Shqipëri kanë të paktën një rast kur janë dhunuar

27 Janar 2025 | 17:59

Në një intervistë të dhënë sot në Euronews Albania, Mirgit Vataj, kryetar i Urdhrit të Punonjësve Social, ka reaguar për rastin e dhunimit të 6-vjeçarit në qendrën Gledis në Astir.

Ai theksoi se, sipas një studimi, 59% e fëmijëve në vend kanë deklaruar se janë dhunuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

“Profilet e dhunuesve janë shpesh herë ato persona që kanë detyrë të kujdesen për fëmijët, siç janë prindërit, të afërmit, dhe madje edhe institucionet edukative ku ata zhvillohen,” tha Vataj, duke shtuar se dhuna ndaj fëmijëve shpesh ndodh në mjedise ku ata duhet të jenë më të sigurt.

Ai gjithashtu vuri në dukje nevojën për një qasje më të mirë në parandalimin e dhunës, duke u fokusuar tek edukimi i mësuesve dhe edukatorëve për të identifikuar shenjat e dhunës që mund të ndodhin në shtëpi, por gjithashtu duke u kujdesur që të ketë një filtrimi më të mirë të personelit që punon me fëmijët.

“Ka një problematikë të madhe për parandalimin e dhunës, ku shpesh harrohet që duhet të edukojmë profesionistët e fushës për të identifikuar dhe reaguar ndaj këtyre rasteve,” theksoi Vataj.

Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Social shprehu gjithashtu shqetësimin se mungesa e një filtrimi të duhur të stafit akademik dhe të punonjësve social është një problem serioz.

“Në momentin e rekrutimit, nuk ka një procedurë të vlerësimit të aspekteve psikologjike dhe emocionale të personelit që merret me shërbimin ndaj fëmijëve. Kjo ka sjellë pasojë të rrezikshme, pasi fëmijët mund të ekspozohen ndaj individëve me profile të dhunshme,” përfundoi Vataj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026