Misteri i flakës që ndizet vetë në varrin e Krishtit, ja çfarë ndodh!
Teologu Miron Çako tregoi në një intervistë për Euronews Albania misterin e ditës që zbret në varrin e Krishtit të shtunën e madhe të Pashkëve.
Çako tha se çdo vit qirinjtë e patriarkut ortodoks dhe besimtarëve ndizen vetë në varrin e Krishtit, nga një dritë e ftohtë që nuk të djegë.
Sipas tij, vitin që drita nuk do të zbresë në varrin e Krishtit do ketë katastrofë.
“Prej shekujsh në varrin e Krishtit, që është në juridiksionin e kishës ortodokse futet patriarku, të shtunën e madhe me 33 qirinj të pandezur, aty kontrollohet nga të gjitha kishat jo ortodokse që kanë përfaqësues, katolikë, armenë, nga policia, mediat që janë aty. Nuk ka asnjë mjet ndezës, kisha është totalisht e kontrolluar. Futet në varrin e Krishtit dhe e shoqëron përkthyesi armen për ta kontrolluar. Ul qirinjtë në varrin e Krishtit dhe ortodoksët presin jashtë; vjen zjarri hyjnor që vjen o nga varri o nga lart dhe ndez qirinjtë e patriarkut fillimisht dhe pastaj të besimtarëve; është një dritë që nuk të djeg. Për disa minuta është një dritë e ftohtë dhe pastaj kthehet në një dritë normale. Kjo është një mrekulli që ndodh vit për vit. Sivjet u vonua ardhja e dritës dhe pati një panik shumë të madh sepse atë vit që nuk do të zbresë drita, do jetë një katastrofë globale”, tha Çako.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun