English

Mite dhe fakte mbi COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Që në javët e para të zbulimit të COVID-19 ka ndodhur përhapja e lajmeve të rreme. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka qenë e kujdesshme që të adresojë mitet dhe informatat e pavërteta. Në fakt, “Infodemic” (epidemia e informacionit) është një përkufizim që përmendet në dokumentet e tyre zyrtare.

- Advertisement -

Mitet më të përhapura të Covid-19 mund të gjenden këtu. Për informacione të hollësishme, OBSH ka edhe një faqe me pyetjet më të shpeshta mbi virusin të cilat mund të lexohen këtu.

Por bota është e tronditur mbi virusin e ri. Disa i drejtohen Zotit për shpëtim, ndërsa të tjerë presin zgjidhje nga laboratorët tokësorë.

Disa ditë më parë, shumë çifte u martuan në të njëjtën ditë në Korenë e Jugut. Por bëri përshtypje që gjitha nuset dhe të gjithë dhëndurët ishin me maska sanitare për t’u mbrojtur nga infektimi i mundshëm.

Në shumë dyqane dhe farmaci ka mungesa të maskave sanitare dhe të dezinfektantëve për duar. Por, dezinfektani për duart mund të bëhet edhe vetë duke kërkuar në Google, dhe përbërësit kryesorë janë alkooli etilik dhe Aloe Vera.

Institucione të ndryshme dhe shumë universitete janë duke punuar për të gjetur një vaksinë për Covid-19 por deri më tani nuk ka një datë ekzakte se kur kjo do të jetë e mundur, madje disa shprehen se mund te duhen edhe 18 muaj.

Disa vende, siç është rasti i Malajzisë, ku 13 nga 22 pacientë janë shëruar, po raportojnë rezultate të mira në trajtimin e të prekurve. Me kalimin e ditëve situata duket se është në përmirësim por frika mbetet.

E vetmja gjë që mund të bëhet, është ndjekja e këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të lahen duart sa më shpesh dhe të qëndrohet larg personave që mund të shfaqin simptoma si të gripit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?