“Mitsotakis nuk e solli Rama”, ironia e Dules për kryeministrin

23 Dhjetor 2022 | 14:22

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule komentoi vizitën e kryeminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit ditën e djeshme.

Në një intervistë për Euronews Albania me ironi tha se kreu i qeverisë u tregua shumë i sinqertë kur tha se për të nuk do mblidheshin kaq shumë njerëz.

Në lidhje me premtimet që Rama tha se i ka mbajtur gjatë fjalës së tij dje në Derviçan, Dule theksoi se kur kreu i qeverisë është në krizë përfundon në gjëra banale teksa përpiqet për të gjetur instrumente të reja.

“Rama ishte shumë i sinqertë pasi nuk do kishte asnjëherë fatin që për të, të mblidheshin kaq shumë persona. Ishte i ndërgjegjshëm duke e thënë këtë. Emrin shesheve dhe rrugëve nuk ua jep Rama por pushteti vendor. Rama shpeshherë është dhe në krizë për të gjetur instrumente të reja dhe përfundon në ato banale për të shfrytëzuar çdo gjë. Ai premton gjëra që nuk ka dhe sjellë gjëra të paqena. Mitsotakis nuk e solli Rama. Mesazhet që përcolli kryeministri grek ishin shumë të rëndësishme dhe këto na tregojnë se jemi shumë larg asaj fryme europiane që duhet të karakteriozojë politikën tonë”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024