Mjekët “ngelin” në klasë! Studimi i ISHP: Pneumologët nuk njohin burime të ndotjes
Në një kohë kur ndotja e ajrit shfaqet si një faktor rreziku për kancerin, diabetin, sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskularet , mjekët pneumo-alergolog në spitalet rajonale, poliklinika, apo universitete kanë mungesë njohurish në lidhje me ndotësit e ajrit.
Ky konkluzion vjen nga një studim që ekspertët e ISHP kanë realizuar me anë të një pyetësori drejtuar një grupi mjekësh në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe Sarandë. Të dhënat e mbledhura tregojnë se vetëm 21.4% e mjekëve e kategorizojnë pluhurin dhe stuhitë e pluhurit si burime të ndotjes së ajrit. sa i përket ajrit të brendshëm, shumica e mjekëve ranë dakord se tymi i cigares është një ndotës i zakonshëm por ata nuk njohin shumë burime të tjera të ndotjes së ajrit.
“Rezultatet tregojnë një mangësi në njohuritë e mjekëve në lidhje me shumë burime të ndotjes së ajrit duke përfshirë: pluhurin, erën e parfumit, qirinjtë, fshesat me korrent, freskuesit e ajrit, cigaret elektronike.”
Një mjedis tjetër ku mjekët e vlerësuan gabim ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit, është vendi i tyre i punës. Puna në spital dhe në klasë janë të dyja mjedise ku ndotja e ajrit mund të jetë e bollshme. Një studim i kryer në Arabinë Saudite për të vlerësuar cilësinë e ajrit të brendshëm zbuloi se nivelet e grimcave në një spital universitar ishin më të larta se udhëzimet e përcaktuara për cilësinë e ajrit.
Për më tepër, ndotja e ajrit të brendshëm mund të ndikohet nga mbipopullimi i secilit vend, karakteristikat e ndërtesës zakonet dhe aktivitetet e vizitorëve. Kur bëhet fjalë për ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit, ata besojnë tek rritja e rrezikut të kancerit, astmës dhe alergjive por kanë pak njohuri për efektin që ka ndotja e ajrit në sëmundjen e arterieve koronare, obezitetin dhe pagjumësinë.
“Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë nevojën për edukim të vazhdueshëm rreth ndotjes së ajrit për mjekët dhe zhvillimin e udhëzimeve se për çfarë saktësisht duhet të pyesin pacientët në vlerësimin e ekspozimit të tyre.”
Studimi tregoi se vetëm 64% e mjekëve pyesin në mënyrë rutinë pacientët e tyre për ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria