Mjekja psikiatre: Përdorimi i hashashit çon edhe në skizofreni
Psikiatrja Irena Thoma tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se përdorimi i hashashit mund të çojë deri në skizofreni.
Sipas saj është e gabuar të thuhet që hashashi nuk të sjell probleme kur varësia nga ajo lloj droge në një moment mungese mund të shtyjë në përdorimin e drogave të tjera.
“Ajo që unë do i mëshoja fort është një lloj miti që hashashi nuk ka probleme. Kjo është gjëja më problematike që po qarkullon dhe që e bën këtë lloj problemi të jetë nën rrogozë, të mos vlerësohet siç është në të vërtetë. Përdorimi i hashashit dëmton edhe nëse nuk bëhet në mënyrë të rregullt, padiskutim që krijon varësi, padiskutim që në momente të caktuara mund të ketë dhe mbidozime dhe padiskutim që pas hashashit këta persona për shkak të varësisë dhe situatave të cilat i shkaktojnë format e mungesës, mund të gjejnë mënyrën për të përdorur droga të tjera, edhe pse në momentin e parë mund të kenë idenë që unë po përdor vetëm hashash dhe nuk përfshihem në droga të tjera. Ky mendim mund të ngelet fillestar dhe me kalimin e kohës për shkak të këtyre nevojave mund të fillojnë të abuzojnë me droga të tjera,” – u shpreh mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
- I dha hashash të miturit, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë
- Hashashi dhe “dritat e kuqe”, Amsterdami ‘luftë’ turistëve të këqij
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT