Mjekja: Vajza mos i kruani veshët me thonjtë e gjatë, i dëmtoni
Mjekja otorinolaringologe, Klodiana Zaharia tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se vajzat shpesh herë i dëmtojnë veshët duke i kruar me thonjtë e gjatë.
Gjatë verës shtohen edhe infeksionet e veshit për shkak të ujit të pishinave apo të detit.
“Vajzat me shqetësime të veshit nga ngacmimi me thonjtë e gjatë më vijnë në dimër dhe në verë. Mund të ndodhë gërvishtja. Në një moment që ti përpiqesh ta relaksosh, ta kruash ose ta masazhosh, mund të ndodhë që të gërvishtet dhe infektohet,” – u shpreh Zaharia.
Problemet e veshëve janë më të shpeshtat veçanërisht tek fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.
Mjekët bëjnë apel që shqetësimet e veshëve të mos trajtohen në shtëpi, sidomos nga prindërit me fëmijët por t’i dërgojnë ata për vizitë të mjeku pediatër ose ORL, në varësi të problemit që shfaqin.
Po ashtu duhet të tregojnë kujdes edhe kategoria e personave që kanë probleme kronike me sistemin ORL dhe duhet të ruhen paraprakisht.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës