Mjeku: Mos përdorni ilaçet e diabetit për t’u dobësuar, dëme të shumta
Administrata e Ushqimit dhe të Barnave në Amerikë po raporton mungesa të ilaçit të diabetit të tipit 2, të quajturOzempic.
Lajmi vjen pasi mjekimi është bërë viral në aplikacionin Tik-Tok dhe njerëzit po e përdorin për të humbur peshë. Ekspertët thonë se disa njerëz po e marrin ilaçin në fjalë pa recetë vetëm për të humbur disa kilogramë.
Dashamir Gjergji, endokrinolog këshilloi në emisionin Goodmorning Albanians që të mos përdoren ilaçet e diabetit për t’u dobësuar pasi dëmet në organizëm janë të shumta.
Ai shpjegoi se trendi ka ndodhur pasi kur ilaçi është përdorur nga diabetikët janë dobësuar dhe kanë dashur t’u ngjajnë atyre.
“Efektet anësore që sjellin këto barna te njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti janë që nga çrregullime të sistemit tretës , çrregullime nervore, çrregullime afatshkurtra edhe afatgjata. Secili nga këto produkte i kombinuar me insulinën e fut në stres metabolik qelizën, çka e bën atë të predispozuar për të bërë kancer”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë