Mjeku: Njerëzit në Turqi kanë frikë të rrinë vetëm, po përjetojnë sizmiofobi
Kardiologu Elton Soydan tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se njerëzit në Turqi tashmë kanë frikë të rrinë vetëm.
Sipas tij, në një kohë kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti shkatërrues që vrau mbi 50 mijë persona, njerëzit po përjetojnë sizmiofobi.
“Njeriu nuk parapëlqen të rrijë vetëm, në çfarëdolloj vendi, edhe jashtë, pra ajo ndjenja e të qenurit vetëm është diçka e pasigurt, sidomos në vende të mbyllura. Këtë e shikojmë dhe në mënyrën si flet njeriu në jetën e përditshme. Kjo është një parasimptomë e sizmiofobisë që ka krijuar një traumë shumë të rëndë te njerëzit,” – u shpreh mjeku.
Në media herë pas here janë pasqyruar përjetimet e qytetarëve të zonave të prekura nga tërmeti në Turqi. Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda shtëpive. Të mbijetuarit po vuajnë në heshtje fatkeqësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare