Mjeku shpjegon përdorimin e fekondimit ‘In Vitro’ në Shqipëri, përqindja e suksesit
I ftuar në emisionin “Health o’clock” në Euronews Albania, mjeku obstetër-gjinekolog Redi Hoxhallari foli për procedurën e riprodhimit “In Vitro”, e cila realizohet falas në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Ai shpjegoi funksionimin e kësaj procedure për çiftet që nuk arrijnë te realizojnë shtatëzaninë dhe theksoi se dhe kjo teknikë ka një përqindje të caktuar suksesi, dhe jo të gjitha rastet mund të finalizohen.
“Nëse do të marrim procedurat e riprodhimit të asistuar, ose siç mund të quhet edhe procedura më e avancuar, fekondimi “In vitro”, nuk do të thotë që pacientët e bëjnë këtë procedurë dhe domosdoshmërish do të arrijnë sukses. Statistikat botërore, por edhe ato të Shqipërisë, tregojnë një përqindje suksesi prej 40-45%. Por kjo nuk do të thotë që ky është një rast i dështuar, pasi të gjithë pacientët janë të informuar për këtë fakt, që do të thotë: “Ne kemi humbur një betejë, por jo luftën”, pasi mund të tentojmë edhe për herën e dytë apo të tretë, me shpresën për një sukses. Sa më e madhe të jetë mosha, aq më e ulët është përqindja e suksesit”, tha mjeku.
Mjeku Hoxhallari tha se për momentin janë 6 gra shtatzëna që janë në pritje të fëmijëve të tyre me këtë metodë, të realizuar në maternitetin “Koço Gliozheni”. Sipas tij, gjendja e këtyre grave monitorohet vazhdimisht.
“Prej një viti, kjo procedurë ofrohet falas në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Në vitin e parë, ishin 100 çifte që u vlerësuan dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre u pranua për t’iu nënshtruar procedurës. Aktualisht, jemi në pritje të fëmijëve që shpresojmë të lindin në kohën e duhur dhe në mënyrë të suksesshme. Për momentin presim 6 bebe të reja dhe kontrolli i fundit për këto 6 gra u bë para dy javësh”, tha ai.
Po çfarë është fekondimi “In Vitro”?
Në metodën e fekondimit “In Vitro”, vezët e mbledhura nga nëna e ardhshme kombinohen me spermën e babait të ardhshëm në një mjedis laboratorik dhe merren embrionet. Këto embrione transferohen në mitrën e nënës pasi zhvillimi i tyre monitorohet për një kohë në laborator. Përafërsisht 12 ditë pas transferimit të embrionit, nënës së ardhshme i bëhet një test shtatzënie dhe mësohet rezultati. Trajtimi i fekondimit “In Vitro” është një proces trajtimi që kërkon harmoni ekipore. Duhet të kryhet me një punë ekipore të përbërë nga gjinekologë (gjinekologë dhe obstetër), andrologë (urologë), embriologë, infermierë dhe personel ndihmës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë